Një i burgosur në burgun e Trikalas është vrarë nga një shqiptar, i cili edhe ai vuante dënimin në këtë burg.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është 55 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa viktima është një 66-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra në kokë, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjten zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut.
Ironia e fatit është se të dy të dënuarit do të liroheshin shumë shpejt.
Loading...