Një sherr i ri ka nisur në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për Samanta Karavellën dhe Young Zerkën, pasi ky i fundit qëlloi fotografinë e këngëtares si emër që nuk e meriton famën që ka.
Gjatë lojës në “Shiko kush luan” Zerka zgjodhi Samantën si personazhin që nuk meriton famën dhe kjo e fundit nuk ka kursyer një përgjigje.
Pasi ka parë reagimin e Zerkës, Samanta ka shpërthyer në Instastory me disa fjalë që prekin edhe Ronela Hajatin.
“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia”, shkruan Samanta në foton ku këngëtari shfaqet gjatë goditjes së fotos.
“Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, shkruan Samanta në foton ku duket se i drejtohet Ronelës.
Kujtojmë se vite më parë Samanta dhe Ronela kanë pasur një debat me njëra-tjetrën dhe tani vajzat nuk flasin.
Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta dhe ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.