Sherr në Vlorë, plagoset me thikë 40-vjeçari, policia identifikon autorin

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si ‘Kali Trojës’, në lagjen “Pavarsia”. Mësohet se i plagosuri është shtetasi Klodian Toskën.
Mësohet se ai është përfshirë në një sherr me një tjetër person, shtetasin F.Sh, të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth konfliktit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...