Sherr në zonën e Freskut në Tiranë,pl.agoset një person

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri që ka ndodhur në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë disa vetë.

Njëri prej të përfshirëve në konflikt u largua dhe shkoi të merrte një thikë.

Por, teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.

Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit, pasi ka marrë mjekim, nuk ka pranuar të shkojë në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve. /Tvklan

Loading...