Sherr për politikë, turisti i pret veshin pushuesit me një xham

Një turist britanik është arrestuar pasi dyshohet se i ka prerë veshin një pushuesi tjetër me një gotë të thyer, në barin e një hoteli në Majorkan, gjatë një debati për politikën.

Mediat lokale thanë se ai ishte liruar me kusht pasi u paraqit para një gjyqtari hetues, por i thanë se duhej të paguante 6200 paund për të rimarrë pasaportën e tij, nëse donte të fluturonte për në Britani.

Pushuesi tjetër përfundoi në spital, ku një pjesë e llapës së veshit të djathtë ishte prerë keq dhe kishte marrë një plagë në qafë. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një hotel, në një plazh të vogël në bregun lindor. Gruaja e të plagosurit tha se sulmi ndodhi pas një sherri mes dy burrave për politikë.

Personi i plagosur ishte i dehur dhe policia nuk arriti t’i merrte deklaratën në vendngjarje, para se të dërgohej në spital.

Në të njëjtin hotel qëndronte edhe personi i arrestuar me gruan e tij.

Loading...