Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Maknor të Pezës.
Shkak sipas policisë është bërë një konflikt për motive pronësie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi hekurave përfundoi Endi Sinani.
NJOFTIMI I POLICISË
Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.
Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.