Policia e Fierit ka arrestuar 2 vëllezër , pasi u përfshinë në një sherr masiv për pronën. Policia njofton se ka nisur procedim për djemtë e njërit prej tyre.
Sipas policisë, dy vëllezërit pretendojnë pronësinë mbi një ndertesë.
“Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “D hunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën p enale “D hunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç.
Po kështu u proceduan penalisht të rinjtë J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, djemtë e 45-vjeçarit pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë k onfliktuar dhe janë g oditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.”, njofton policia.