Një 51 vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të fqinjit të tij.
Pas një konflikti për motive pronësie me fqinjin e tij me iniciale G. B., me vetëgjyqësi 51 vjeçari me iniciale G.N. ka qëlluar në drejtim të tij, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Loading...