Sherr për ushqimin mes ciftit shqiptar/ U grindën aq shumë me njëri-tjetrin për ushqimin, sa më pas u goditën me ç’të mundnin ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive

Sherri per ushqimin ne fakt ka ekzistuar ngahera. Por se puna do të shkonte deri ngulje thike, se kishte menduar ndokush.

Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për dhunën në familje do të gjykohen së bashku.

Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeç dhe u grindën aq shumë me njëri-tjetrin për ushqimin, sa më pas u goditën me ç’të mundnin ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive citon tch.

Kallzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S., e cila tregon se bashkëshorti mbasi u kthye në banesë, ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku‘.

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushte ’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin – ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti.

Pas kësaj – përshkruan prokurorja e çështjes – të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës, derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi, mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata, përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci, kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Por gjykata thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhunuarit.

Dhuna vijon të jetë në rritje, pasi sipas policisë vetëm sivjet janë 350 burra të ndjekur penalisht për dhunë në familje. Por krahas tyre po vërehet që ka një trend në rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.

Loading...