Sherr për votat , ndërhyn policia,ja në cilin qytet

Një incident ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e sotme gjatë procesit të numërimit të votave.

Konflikti ka nisur brenda godinës dhe më pas është zhvendosur në ambientet e jashtme të KZAZ-së.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët të afrohen në godinën ku vijon numërimi i votave.
Uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin e disa prej personave të përfshirë në konflikt apo atyre që kanë qenë prezent në momentin e sherrit, për të mësuar pse ka nisur përplasja

Loading...