Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, shpalli kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kjo nisme e tij eshte prezantuar nje nate me pare por gjate prezantimit ka ndeshur ne debat me analistin Arjan Curi.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kokedhima u përfshi në debate të forta me analistin Curi, pasi ky i fundit e pyeti biznesmenin nëse paligjshmëria filloi kur ai iku nga PS apo para, Kokëdhima shpërtheu në akuza ndaj tij.
Biseda:
Curi: Brenda historisë së ndërtimeve është edhe vetë Kokëdhima
Kokëdhima: Unë nuk kam asnjë ndërtim të paligjshëm
Curi: Jo e kisha kur ndërtonit ju me bashkinë dhe qeverinë, a nuk ishin këto probleme, kur nisi kur ikët ju apo kur ishit edhe ju?
Kokëdhima; Kompanitë e mia nuk kanë qenë anëtarë në PS ndonjëherë.
Curi: Si vazhdimësinë tuaj, flas për kompanitë e tua në këtë vijim
Kokëdhima: Nuk të shkon ky rol ty, fare, nuk mund të bësh provokatorin, një intelektual të flasë këtu për kompanitë e mia
Curi: Pse të mos flas, cfarë ka, fakti që ju jeni biznesmen, keni përfituar nga bashkia tendera
Kokëdhima: Je një bori e shpifësve, ke mbledhur shpifjet e Berishës, me ato nuk bisedojmë dot, nuk merrem me thashetheme
Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?
Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.
Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.
Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.
Kokëdhima: Shpronësimet i bën pushteti nuk i bën kompania
Curi: Kur ju ishit mentor i Ramës, eminenca gri, a bëhej kjo apo jo, a i bënte shpronësimet si tani?
Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.
Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.
Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.
Koço Kokëdhima: Çlidhje ka kjo me prishjet.
Koço Kokëdhima: Pushtetin e Ramës nuk e kam ushtruar unë. Çlidhje ka kjo me shpronësimet e qeverive. Ti do më bësh mua përgjegjës për shpronësimet që ka bërë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano. Për shpronësimet e atyre?
Arjan Curi: Po!
Koço Kokëdhima: Qenkeni një i çmendur!
Arjan Curi: Atehere ju qenkeni një i sëmurë!
Çani: Je ne debat Koco, nuk te beri ty pergjegjes personalisht
Koço Kokëdhima: Të më bësh mua përgjegjës për veprat e qeverive të Shqipërisë është skandal.
Curi: A ka qene kjo situate kur keni qene pas Rames apo jo, keni qene bashkepunetor kjo eshte publike, ke thene qe kam qene mentor, nese keni genjeyr kjo eshte puna juaj
Kokedhima: Nese Rama po ben gjerat qe ia keni lejuar ju dikur kjo eshte edhe pergjegesia juaj
Curi: Kam kaluar politikanet me te medhenj dhe nuk ma ka folur njeri keshtu
Kokedhima: Me mashtrues dhe genjeshtare nuk merrem une, keto maskaralleqe nuk i beni me mua
Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…
Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.
Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh.