100 kopje të Ilir Metës i ka cilësuar Kryeministri Rama militantët e PD-së të cilët thërrisnin ‘Rama ik’ sot në Elbasan. Në një postim në Twitter ai thotë se kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, ‘e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit’.
*Kryeministri Rama postim ne Twitter:*
Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!