Një sulm me armë ndodhi para dy netësh në Athinë të Greqisë, ku mbeti i vdekur Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë e tij së bashku me një kamariere. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 pasdite, kur pesë persona filluan të ndiqnin dy vëllezërit.
Mediat greke bëjnë me dije se ata hynë brenda lokalit ku ndodhej edhe babai, ndërsa autorët i ndoqën dhe filluan ti godisnin me tytat e armëve që mbanin në duar. Kur po dilnin, qëlluan me armë babain, dhe dy vëllezërit, të cilët ndodhen aktualisht në gjendje kritike.
Për pasojë, nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur. Plumbi qorr kapi edhe një kamariere dhe i shkaktoi plagë të rënda. Në xhamin e kafenesë mbetën vrimat e lëna nga plumbat dhe njollat e gjakut të viktimës e të lënduarve.
Policia ka siguruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po heton për të identifikuar autorët e vrasjes, të cilët shkaktuan panik në sheshin e Agios Sostis. Sipas informacionit nga media greke MEGA, policia ka skicuar profilin e autorit të krimit. Ky është një burrë rreth 50 vjeç, një banor i Petralona.
Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar, citon top channel.