Sherri për xhelozi, tre të rinj marrin me forcë në makinë dy djem dhe një vajzë të mitur, i dhunojnë me grushte dhe…

Gazetari i Panorama, ka mësuar detaje të reja nga arrestimet e policisë këtë të diel në Cërrik.

Blutë vunë në pranga tre të rinj nga Cërriku, konkretisht shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza, mëson Panorama.

Burimet thanë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobta, kanë marrë me forcë në automjet tre të miturit e moshave 15-16 vjeçarë, ku mes tyre ishte dhe një vajzë dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Njoftimi nga Policia:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Loading...