Sherri tek zyrat e FRD/ Reagon Veliaj: Degjenerim total psiqik, mendor dhe i alkoolizuar

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alooklizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Ai ka komentuar edhe politikisht sjelljen e Metës, duke thënë se është qartazi një provokim.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë dhe reflekton frikën e tij më të madhe se i trembet faktit që nëse nuk do të kenë mandate do të përfundojnë edh ata në rrugë, por ky është problemi i presidentit që ka nevojë për mbështetje mjekësore, për ndihmë”, tha Veliaj.

Numri një i Tiranë, ka sqaruar procedurialisht pse i ëhstë dërguar kërkesa FRD-së për të liruar zyrat.

“Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në karin e tretë ka qenë një forcë politke, sic ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli, unë e kuptoj që me stilin e dhunës PD, mori ndërtesën e SHQUPIT, në Tiranë janë 150 parti nëse do shkon të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë Politke të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë.

Nëse shkresa nuk është e rregull çoje në Gjykatë, nuk thërret rrugaçet që të mbrojë Bashkinë, Milo e respektoi, Bushati e kuptoi dhe duhet të kuptojnë që nuk kanë të drejtë të kenë seli kur nuk kanë përfaqësi në parlament, duhet të kuptojnë që ky qytet para 6 vitesh i ka thënë lamtumirë dhunës, të thërrasës rrugaçet për që ke shok, thjesht ul pikë.

Ne do të transferojmë zyrat, Bashkia merr me qira në privat dhe lë zyrat e veta dhe lë në zaptim zyra nga politkanët e lodhur, një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë, do duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë, do i procedojmë penalisht të gjithëve, dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, zaptuesit do të largohet, qyteti do i kthehet qytetarëve”, përfundoi Veliaj.

Loading...