Shëtitje interesante/ Shikoni se cfarë zbulon një vajzë në pyll…

Ndonjëherë shëtitjet në pyll janë më interesante se sa mund t’i mendojmë sidomos nëse del me një qëllim të caktuar.

Jessica Owens, 34 vjeç, po shëtiste me burrin e saj Simon përgjatë lumit Stono, Karolina e Jugu, kur bëri zbulimin që kurrë nuk e kishte imagjinuar megjithëse kishin dalë që të dy për të gjetur dhëmbë kafshësh.

Fillimisht Jessica vërejti një copë të madhe të diçkaje gri që mbulohej nga rëra, menjëherë ajo mendoi se ishte një dhëmb më i madh se mesatarja dhe iu desh punë që ta nxirrte në sipërfaqe.

34-vjeçarja postoi në Facebook video teksa e ngazëllyer shihet duke e pastruar dhëmbin gjigand nga rëra dhe mbetjet e tjera.

Ajo thotë:

“Jam pa fjalë dhe jam gati të qaj nga gëzimi! Nuk e prisnim kurrë të bënin një zbulim të tillë!”

Ajo që ka zbuluar Jessica është dhëmbi i një ndër peshkaqenëve më të mëdhenj që ka njohur historia e njerëzimit, Megalodon.

E reja thotë se ky dhëmb është i vjetër mes 3 apo 5 milionë vitesh dhe tani peshon rreth 500 gram.

Megalodon, që do të thotë “dhëmbmadh”, është një specie e zhdukur e peshkaqenëve dhe konsiderohet një nga grabitqarët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë. Fosilet e hershme të Megalodon datojnë nga 20 milion vjet më parë dhe kjo specie ka rreth 3.6 milionë vite që është zhdukur.

Megalodoni Otodus ishte jo vetëm peshkaqeni më i madh në botë, por një nga peshqit më të mëdhenj që ka njohur historia, studimet sugjerojnë se ai rritej në gjatësi prej 15 dhe 18 metrash, pra tre herë më i gjatë se peshkaqeni i bardhë.

Madhësia e dhëmbit që ka gjetur Jessica justifikohet duke ditur përmasat në të cilat ishte një Megalodon.

Megjithëse Jessica mund ta shesë mijëra dollarë këtë gjetje historike, ajo ka vendosur që për momentin ta mbajë në shtëpinë e saj dhe ndihet mjaft e lumtur për këtë gjë.

Burimi UNILAD | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Loading...