Një peshkaqen i llojit të veçantë është gjetur ditën e sotme në gjirin e Vlorës.
Bëhet me dije se në bregdet është gjetur i ngordhur një peshkaqen dhelpër i quajtur në gjuhën shkencore “Alopias vulpinus”. Peshkaqeni është marrë dhe dërguar në laborator ku do të kryhet studimi dhe më pas do të balcamoset.
Peshkaqeni i këtij llloji është i rrallë në ujërat e detit Mesdhe. “Alopias vulpinus” është një specie e radhë në ujërat tona, por jo kërcënuese për jetën e qytetarëve pasi ata nuk kanë sjelle agresive ndaj njerëzve.
Foto nga Aleksander Golemaj:
Loading...