Skamja në një familje me 7 anëtarë, me 2 prindër invalidë, pa shtëpi, dhe me vështirësitë sociale për të qenë njësoj si bashkëmoshatarët, janë shenjat e një jete të vështirë që mendohet të kenë shtyrë një të mitur 13-vjeçare të lë familjen në fshat dhe të dalë e vetme në qytet në një banesë me qira.
Pikërisht ky rrugëtim nxitur nga vështirësitë e rritjes në një familje mbytur nga hallet, u kthye në trag jedinë e 13-vjeçares që në Sarandë u shfr ytëzua për pros titucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi, i arr estuar dhe tashmë në bu rg.
Report Tv udhëtoi drejt fshatit Gjashtë për të takuar prindërit e së miturës, të cilët dramën e vajzës së tyre, tashmë në duart e institucioneve për rehabilitim në Tiranë, e shohin si shkak të varfërisë.
“Jemi të 2 invalid, 30 mijë lekë ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë. Prandaj vijnë këto çrregullime, se unë vetëm të vr as veten”, tha babai.
“I vjen rëndë të shkojnë në shkollë, nuk kam çfarë të vesh. Më tha më jep 200 lekë çfarë t’i jepja”, tregon e ëma.
Familja jeton në një banesë me qira të cilën nuk munden ta përballojnë më.
“Dua strehimin, jam vetë i 7, të ardhura kam 200 mijë lekë. Ujë, drita, qira. Shteti të vërë dorë se unë jam përjashta e zonja më ka thënë për 15-20 ditë unë jam i ikur nga shtëpia, ku do vete unë, të gjej një rrugë shteti se unë skam ç’bëj më”, u shpreh i ati.
“Kemi qenë në grahmën e fundit. Ne duam ndihmë nuk duam llafe, duam shpresë që fëmijët të dalin diku mos të ikin rrugëve. Përse të ofendohet qytetari, jemi njerëz s’jemi bagëti, edhe bagëtia të vjen keq ta therësh. Duam një ndihmë mos të na vuajnë fëmijët. Vetëm të mbytem, më jep të bëj dy dhoma, në gur të fus kokën se nuk rri të pastroj më shtëpitë e botës”, shprehet e ëma.
Drejtori i shkollës që vajza frekuentonte në Sarandë kërkoi ndihmën e shtetit pas sjelljeve të dyshimta të saj dhe çudisë së si një 13-vjeçare mund të jetonte e vetme me qira.
Megjithatë, ndërhyrja e shtetit erdhi vetëm pasi e mitura u shfr ytëzua dhe duke kryer mar rëdhënie me të u arrestua edhe kryeinspektori i policisë kufitare në Bijs të Sarandës, Petraq Rako, 63 vjeç.
Prindërit e dinin se vajza e tyre punonte pastruese në Ksamil, megjithatë, edhe punonjësve të shërbimit social u kishte rënë në sy që vajza e vogël nga familja e varfër vishej me rroba luksi dhe kishte celularë të fundit të markave të njohura, por askush nuk foli!