Shfrytëzohej si bari dhe dhunohej/ ‘Piranjat’ gjejnë Emiljanon, çfarë do të ndodhë me 14-vjeçarin

“Piranjat” janë kthyer sërish në vendin ku Emiljano punonte dhe dhunohej për t’i shkuar deri në fund ngjarjes. Pas mundit të gjatë për të gjetur 14-vjeçarin, në terren ndërhyri edhe policia, ndërsa pronari i fermës, Gëzimi, nuk humbi kohë të arratisej.

i i Emiljanos 14-vjeçar tronditi ndjekësit e “Piranjave” emisionin e kaluar, ku u mësua se i mituri mbahej si skllav pune në një stan të Delvinës.

“Piranjat” janë kthyer sërish në vendin ku Emiljano punonte dhe dhunohej për t’i shkuar deri në fund ngjarjes. Pas mundit të gjatë për të gjetur 14-vjeçarin, në terren ndërhyri edhe policia, ndërsa pronari i fermës, Gëzimi, nuk humbi kohë të arratisej.

Pas disa orësh kërkime, Emiljano u gjet nga policia për t’u bashkuar më në fund me gjyshin dhe xhaxhanë e tij.

Bashkë me gazetaren e “Piranjave”, Lediona Xheladinaj, ata u nisën për në komisariat, ku u përballën me Gëzimin, i cili ecte i qetë e me kryet lart pavarësisht asaj që kishte bërë. Për ta bërë edhe më keq situatën, në lokalin përballë ulen djemtë e të moshuarit, të cilët jo vetëm që nuk e dënojnë rastin, por pretendojnë se i ati i tyre është i pafaj në këtë mes.

Pas shumë mundi dhe vuajtjeve, gjyshi i Emiljanos merr kujdestarinë e nipit për ta rikthyer në shtëpi e për t’u kujdesur për të.

Më në fund Emiljano mund të jetojë i qetë dhe si çdo fëmijë i moshës së tij, por historia nuk mbyllet këtu. Një telefonatë e papritur lë akoma për të zbuluar. /abcnews.al

Loading...