“Shfrytëzuesi i njeriut” – Poezi nga Donika Hamitaj

SHFRYTËZUESI I NJERIUT

Tek rrjep shpirtrat e lodhur…
S’ndjen dhimbjet?
Ti, s’je njeri?!
Në shtrat syt’ e pangopur,
t’kanë zhveshur pa dashuri.

Tek rrjep shpirtrat e lodhur,
vet zhytesh në lakmi…
Kur vitet të kenë sosur,
çdo bësh me k’të grykësi?!…

Donika Hamitaj

Loading...