Shifra alarmante, 302 infektime te reja, 264 pacientë mbushin dy spitalet COVID

Ministria e Shendetesise raportoi nje tjeter perkeqesim te situates se COVID ne vend me 302 infektime te reja dhe 264 te shtruar ne spitale.

Njoftimi:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1329 testime, 82 të shëruar, 302 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,
31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,
8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,
4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,
2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 82
Të shtruar në spitale 264
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1329

Testime totale 115710
Raste pozitive 18858
Raste të shëruara 10548
Raste Aktive 7837
Humbje jete 473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966
Durrës 755
Shkodër 491
Fier 511
Korçë 479
Lezhë 379
Elbasan 344
Vlorë 308
Berat 222
Kukës 190
Dibër 96
Gjirokastër 96

Loading...