Tifozët e ‘çmendur’ holandezë e italianë që nuk kanë arritur të sigurojë një biletë për ndeshjen që do të luhet sot Roma-Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania, kanë dalë sot në Tiranë me tufa eurosh në duar.
Ata janë duke kërkuar bileta në treg të zi, me tufa eurosh në duar në rrugët e Tiranës.
Teksa mbajnë tabela që shkruajnë: DUAM BILETA, tifozët janë të gatshëm të ofrojnë 1000-2000€.
Biletat e ndeshjes janë mbaruar brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe po shiten me çmime stratosferike në treg të zi.
Loading...