Fotot e shkrepura së fundmi tregojnë një traktor i cili është duke tërhequr dronin apo avionin e tmerrshëm “Okhotnik-B”, i cili mund të mbajë dy tonë bomba përreth një fushe ajrore në Siberi.
Avioni bombardues e gjeneratës së 6-të, i është nënshtruar testeve verën e kaluar dhe pritet të fluturojë për herë të parë në vitin 2019, sipas Times Moskës.
Avioni e tmerrshëm, për të cilin mendohet se është porositur personalisht me urdhër të Vladimir Putin, është projektuar për të arritur shpejtësi mbi 800 kilometër për orë dhe fluturon pa u ndalur për një gjatësi gati 12 192 kilometrash, raporton Daily Star.
Krerët ushtarakë rusë shpresojnë të përdorin bombarduesin pa pilot për tu mbrojtur nga të gjitha sulmet ajrore nga lart.
Vitin e kaluar, shefi i mbrojtjes i Kremlinit, Alexei Krivoruchko tha: “Vitin tjetër, Okhotnik do të nis testet e para. Puna në këtë projekt është një përparësi dhe po ecën me një nivel të kënaqshëm. Në pranverë, ne presim fluturimin e parë të këtij avioni. Kjo është një detyrë serioze për ne. Puna në automjetin ajror pa pilot me rreze të gjatë është në fazën përmbyllëse. Në veçanti, puna është përfunduar për të krijuar një prototip që do të fillojë fluturimet testuese këtë vit. Puna është duke u kryer në Uzinën e Aviacionit Chkalov me bazë në Novosibirsk”