Shikuesit ‘zbulojnë’ skandalin, cfarë ndodh në dhomën e rrëfimit

Gjithnjë e më shumë po rriten dyshimet se edhe Big Brother Vip ecën sipas një skenari të caktuar dhe kanë qenë vetë ndjekësit ata që kanë kapur disa detaje. Në një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë:

“Gjërat bëhen edhe pa folur. Ka forma të ndryshme për t’u bërë”.

Teksa thotë këto fjalë, ajo mban para fytyrës një gotë në mënyrë që të mos e shohë kamera. Menjëherë pasi kanë parë këtë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.

“Na e shpifët me kode dhe mbrëmë për dhomën e rrëfimit i nxorrët të gjitha që flisni me produksionin. S’na shpëton gjë. Luani pisët shumë”, shkruan një ndjekës.

Pra me sa duket, banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush. Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpërisin ose flasin me kode. Madje ka qenë vetë Monika që ka akuzuar produksionin se mban me hatër Donaldin. Edhe Arditi kur doli nga shtëpia tha të njëjtën gjë, duke shtuar se Donaldin i fshihen komentet negative nga vetë produksioni.

Loading...