Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me të shkuarën kriminale të 21-vjeçarit, i cili kreu masakër ditën e sotme në Serbi.
Sipas mediave serbe, i riu i identifikuar me inicialet U.B para dy vitesh ishte arrestuar nga policia pasi kishte sulmuar një zyrtar policer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe gjithashtu edhe për veprën penale të vjedhjes.
“Kurir” raporton se si U.B kishte goditur një polic me motoçikletën që po e ngiste.
Mbrëmë në orët e vona U.B ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë në tri lokacione, në Mlladenovac, Dubonë dhe “Mali Orasje” Gjatë arratisjes së tij, ai dyshohet se ka rrëmbyer një shofer taksie të cilin e kërcënoi se do të hidhte një bombë nëse nuk do të ndiqte udhëzimet e tij.
Autori i akteve mizore është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi policia e ka kërkuar gjatë gjithë natës. Ai u arrestua në një fshat afër Kragujevcit, ku fshihej me një të afërm.