Shkarkimi i Metës, nesër raporti në Kuvend, tre datat kur mund të votojë parlamenti

Komisioni parlamentar hetimor pritet të dërgojë nesër në Kuvend raportin me propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Ndërkohë javën tjetër Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë dhe datën për të futur në rend dite votimin e këtij raporti.

Meta drejt shkarkimit, raporti përfundimtar duhet të votohet nga Parlamenti, nevojiten 94 vota
Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë të ditur tre datat e mundshme për të hedhur në votim këtë raport. Ato janë 3, 10 apo dhe 17 qershor.

Dje të majtët treguan se jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paralajmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale dhe mund të përballet me burgun.

Loading...