Presidenti Ilir Meta në “betejën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenarë të mundshëm.
Në emisionin “Open”, Kreu i Shtetit u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore çdo skenari dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.
“Jam përgatitur për te gjitha skenarët. Edhe me tanke po te vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen me shembullore”, theksoi Ilir Meta.
Presidenti shtoi më tej se ka krah popullin shqiptar.
“Para se te me shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’iu jap përgjigje shembullore”, theksoi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta./NOA.al
Loading...