Shkarkohen të gjithë drejtorët e policisë së burgjeve

Në një kohë kur po diskutohet projektligji i ri për policinë e burgjeve, një urdhër i ministres Gjonaj ka çuar në shkarkimin e plotë 13 drejtorëve të polish në sistemin e burgjeve në vend.

Mesohet se ndër shkaqet që kanë çuar në shkarkimin e policëve në burgje ka qenë performanca e tyre e ulët dhe përfshirja e disa prej policëve me uniformë në ngjarje kriminale.

Rasti më i fundit i përket Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin një ish të burgosur që e kish kthyer në shok e bashkë merreshin me drogë.

E teksa janë shkarkuar edhe disa prej drejtuesve të burgjeve të cilët dhe pse me konkurs ende nuk janë zëvëndësuar apo bërë publik emrat e rinj sistemi penitenciar tashmë ndërron edhe shefat e sigurisë.

Loading...