Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës

Pas lëvizjes në Vlorë është shkarkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.

Kastriot Skënderajt i është komunikuar shkarkimi mëngjesin e sotëm. Drejtori i Policisë Tiranë pak momente më parë është përshëndetur me stafin, bën të ditur Mapo.

Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit.

Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.
Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen.

Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimisht u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë.

Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.

Burime të gazetës bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qënë dakord me largimin dhe ka pasur debate, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.

Loading...