Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Ministri i Brendshëm kritikon uniformat blu pas përplasjes me banorët te “Petro Nini”.
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur lirimin nga detyra të kreut të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, menjëherë pas incidentit mes uniformave blu dhe banorëve në një godinë te rruga “Petro Nini”. Në vend të tij është emëruar Dhimitraq Ziu.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.
Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”, shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.