Sot në mbrëmje bëhet me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Tatimeve në Elbasan.
Mësohet se shkak për shkarkimin e tij ka qenë performanca e ulët në punë. Në vend të Bedri Bejtjes do të emërohet Vangjel Ranxha.
Bejtjes do t’i ngarkohet një tjetër post në Drejtorinë e Tatimeve.
Mirëpo vetëm pak minuta pasi është bërë mediatik lajmi i shkarkimit të Bejtjes nga posti i drejtorit të Tatimeve, vetë ai ka folur për mediat duke thënë:
“Nuk më ka shkarkuar askush, kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, dhe lajmi për performanë të dobët nuk është i vërtetë”.
Loading...