Shkarkohet prokurori i Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit. Motivacioni i shkarkimit është mos justifikimi i pasurisë.

Njoftimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020.

Loading...