Shkarkoi Mourinhon, nuk do ta besoni se kujt ia ka besuar skuadrën Tottenham

Një ditë pas shkarkimit të Jose Mourinho, klubi i Tottenham e ka zëvëndësuar portugezin. Bëhet me dije se gjelat kanë besuar stolin Ryan Mason deri në fund të sezonit. 29-vjeçari nuk është një emër i panjohur në Londër pasi të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Tottenmham ndërsa ka drejtuar edhe të rinjtë i këtij klubi, gjithashtu asisiset trajner i ekipit të parë. Kjo lëvizje e shpejtë dhe provizore shërben për të fituar më shumë kohë për të nisur më pas sezonin e ardhshëm me një trajner të ri.
Maurizio Sarri shihet si preference e parë, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur kontaktet e para me agjentin e ish trajnerit të Juventus. Sarri vlerësohet shumë për punën e bërë në krye të Chelsea, ku i soli bluve dhe një titull kampion në Europa League.

Loading...