Policia spanjolle ka vënë në pranga katër shqiptarë të cilët tentuan të hipnin në një fluturim për në Londër në aeroportin Lavacolla në Santiago me dokumente fallco nga Kroacia dhe Rumania.
Hetimet e kryera nga Policia Kombëtare e Spanjës tregojnë ekzistencën e rrjeteve të emigracionit të paligjshëm që përdorin aeroportet evropiane, përfshirë Santiagon, për të transferuar në mënyrë të paligjshme shtetas nga vendet lindore dhe ish-republikat sovjetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Për ta bërë këtë, ata përdorin dokumentacion të falsifikuar në vendet që kufizojnë origjinën e tyre për të përfituar nga ngjashmëritë kulturore dhe përpiqen të kalojnë pa u vënë re në kontrolle, shkruajnë mediat spanjolle. Organizata mafioze siguron dokumentet e nevojshme për të kryer udhëtimet, gjithashtu edhe biletat.
Edhe vitin e kaluar falë kontrolleve të rrepta që janë ndërmarrë në aeroportin Lavacolla, u bë i mundur arrestimi i trembëdhjetë personave me pasaporta të falsifikuara, njëmbëdhjetë prej tyre me kombësi shqiptare, një palestinez dhe një tjetër nga Gjeorgjia. Të gjithë ata ishin të destinuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Burimi: lavozdegalicia