Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Antidroga spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që trafikoi 5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese me banane në Spanjë.

Droga u trafikua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Ishte kapja më e madhe e kokainës në provincë.
Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg. Autoritetet kanë arrestuar 5 shqiptarët ,të cilëve ende nuk i është bërë i ditur identiteti.

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e dyshuar të komplotit, të cilët mbanin veshje reflektuese për të pretenduar se ishin punëtorë të rregullt në zonë.

Sipas policisë, trafikantët e dyshuar të drogës kanë marrë masa ekstreme vëzhgimi. Ata ndërronin vazhdimisht vendbanimin e tyre, udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

Loading...