‘Shkatërrohet’ dashuria si në përralla e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, çifti konfirmon ndarjen

E pabesueshme! Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez nuk janë më bashkë. Lajmi është dhënë nga Page Six, duke bërë të ditur se shkak u bë tradhtia. Dyshohet se Rodriguez mund ta ketë tradhëtuar yllin e muzikës me Madison LeCroy, por një burim mohoi akuzat duke thënë: “Aleks nuk e njeh atë dhe nuk e ka takuar kurrë”.
Ndërkohë, kujtojmë dashurinë si në përralla të çiftit, propozimin për martesë dhe planet për dasmën madhështore. Burimet për Page Six tregojnë se çifti është në rrugë të ndara. “Tani ai është në Miami duke u bërë gati për sezonin e bejsbollit dhe Lopez po xhiron filmin e saj.”

Yjet njoftuan fejesën e tyre në 2019, pasi kishin dalë për më shumë se dy vjet. Por ata më pas e shtynë dasmën dy herë. Lopez u shpreh në dhjetor se “ne u detyruam të anulonim dasmën…për shkak të Covid-19, për shkak të karantinës. Dhe në fakt e kemi bërë dy herë, gjë që njerëzit nuk e dinë.”, tha ajo.

Loading...