Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Itali – Rafineri ko.kaine e he.roine në banesë

Policia italiane në Milano të Italisë ka zbuluar një rafineri të tërë heroine, në një shtëpi dykatëshe në qytetin e vogël të Fontanella, në provincën e Bergamos, jo larg nga qyteti i Romano di Lombardias.

Karabinierët vunë në pranga 3 shqiptarët, kurse sekuestruan gjithsej 10 kilogramë heroinë e 1 kokainë. Operacioni që kishte disa kohë që kishte nisur, ka përfunduar mes datës 27 dhe 28 shkurt. Karabinierët hynë në banesën e shqiptarëve dhe vunë re dy burra që po paketonin lëndën narkotike, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Të dy shqiptarët, 41 dhe 22 vjeç, u përpoqën të shpëtonin përmes hyrjes dytësore, por u bllokuan menjëherë dhe një person i tretë, 24 vjeç, u gjurmua dhe u bllokua.

Në apartament, policët gjetën dhe sekuestruan disa qese celofani që përmbajnë lëndën me ngjyrë bezhë të vendosur në një tavolinë.

Agjentët vazhduan kontrollin në shtëpi duke gjetur kokainë dhe heroinë, të vendosura brenda një karroce.

Agjentët e policisë gjetën mjete prerëse dhe të tjera, që përdoreshin për paketimin e drogës.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 7 mijë euro të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal i shitjes së drogës.

Pas kontrolleve, janë sekuestruar 10 kg heroinë, rreth një kg kokainë dhe mjete prerëse, pompë hidraulike, 3 peshore precize, një makinë Volvo V70 e përdorur për të transportuar lëndën narkotike dhe 7000 euro.

Loading...