Shkatërrohet grupi kr.iminal, 9 të arr.estuar/ Trafikonin dr.ogë mes Shqipërisë dhe Italisë

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup italiano-shqiptar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar ”San Silvestro 2018” u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.

Sipas mediave italiane 9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak, ndërsa hetimet kanë nisur që prej vitit 2017.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.

Loading...