Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, arrestohen 12 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Të paktën 12 persona janë arrestuar nga policia italiane, të cilët formonin një nga grupet kriminale më të mëdha të drogës në Milano. Policia ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë edhe shtetas shqiptarë.

Mediat vendase shkruajnë se policia italiane ka shkatërruar grupin e drogës gjatë operacionit antidrogë të kokainës në “Palazzi” të rrethit Sant’Eusebio në Cinisello Balsamo (Milano). Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i këtyre personavë është bërë në bashkëpunim të policisë italiane dhe shqiptare. Gjithashtu është bërë me dije se droga që shtetasit shisnin, vinte nga Holanda.

Loading...