Shkatërrohet grupi skifterëve shqiptar në Itali, habisnin për kohën dhe çfarë grabisnin

Një operacion policor në Italinë qendrore ka çuar në pranga një grup shqiptar të përfshirë në grabitje të shumta të banesave. Grupi i të rinjve ka kryer grabitjet në krahinat e Lucca, Massa dhe La Spezia. Karakteristikë e tyre ishte se ata i grabisnin banesat në praninë e pronarëve. Aksionet shtriheshin çdo natë përveç të dielave.

Hetimet kanë zbuluar të paktën 89 vjedhje të tyre, e para prej të cilave daton në gusht 2015. Ata synonin gjatë grabitjes së tyre vetëm sendet prej ari.
Gjatë hetimeve u zbulua edhe një grup i dytë kriminal dhe më i ndërlikuar, i dedikuar për vjedhjen dhe riciklimin e disa kilogramëve prej ari. Sipas hetuesve, qarkullimi i arit të vjedhur në vetëm 9 muaj është mbi 550 mijë euro.

Në krye të këtij grupi të dytë kriminal, ishte pronari që blinte arin, bashkëshortja e tij dhe dy djemtë.

Këtë mëngjes, policia e Luccas, çoi në burg gjithë anëtarët e familjes Massarosa, tre shqiptarë, 3 rumunë, si dhe 11 personave italianë.

Loading...