Shkatërrohet “karteli”, ja kush është bosi shqiptar i përfshirë dhe si transportohej d*roga drejt vendit tonë

Autoritetet kolumbiane po punojnë intensivisht në shkatërrimin e kartelit të njohur të trafikut të drogës, “Clan del Golfo”, e cila e ka shtrirë aktivitetin e saj në 28 vende në mbarë botën.

Aksionet e policisë kolumbiane po intensifikojnë veprimet e tyre pas kapjes së liderit të grupit, Dario Antonio Usuga, i njohur si “Otoniel”, i cili u arrestua muajin e kaluar në në xhunglën Uraba, në veri të Kolumbisë. Autoritetet kolumbiane e cilësuan operacionin për kapjen e “Otoniel” si më të suksesshmin pas vrasjes së Pablo Escobarit, i cili drejtonte kartelin e famshëm të trafikut të drogës “Medellin”.

Drejtori i policisë kolumbiane, Jorge Luis Vargas, në një deklaratë për mediat tha se organizata mafioze që drejtonte “Otoniel” kishte krijuar aleanca dhe me 5 organizata të tjera kriminale me shtrirje të ndërkombëtarem, të cilët sipas autoriteteve kolumbiane arrijnë të trafikojnë çdo muaj rreth 20 ton kokainë.

Ai tha:

Pesë grupe mafioze dhe kartele ndërkombëtare janë drejtuesit me të cilët ka aleancë Klani del Golfo. Ato janë Jalisco Nueva Generacion dhe Sinaloa në Meksikë, mafia kalabreze dhe siciliane në Itali dhe kartelet ballkanike.
Krahas trafikimit të drogës drejt Shteteve të Bashkuara përmes Amerikës Qendrore, karteli transporton lëndën narkotike në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani, Francë, Irlandë, Britani, Itali, Shqipëri dhe Ukrainë.

Vargas theksoi më tej se:

Grupi ka shtrirë aktivitetin e tij deri në Iran, Kinë, Australi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk është diçka e zakonshme që një organizatë kolumbiane të trafikojë drogë në këto vende.”
Por cila është lidhja e “Clan de Golfo” me mafien shqiptare?

Siç është zbuluar më herët nga autoritetet, grupi kriminal “Clan de Golfo” ka krijuar aleancë me Agim Çermën, i ashtuquajturi ndryshe “mbreti” shqiptar i drogës në Kolumbi, i cili u arrestua në muajin korrik të këtij viti, ku iu kap dhe sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e rreth 17 milion eurove.

Çerma drejtonte një grup të struktuar kriminal të përqëndruar në trafikun e drogës në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

Çerma kishte si mision të transportonte kokainën nga Kolumbia drejt Sofies në Bullgari, ku dyshohet se lënda narkotike kalonte përmes Shqipërisë.

Kujtojmë që arrestimi i Çermës, i njohur ndryshe me pseudonimin “Jimmy” u bë i mundur nga DEA amerikane, ndërkohë që ai rezultonte në Shqipëri i dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte kryer një vrasje në Elbasan në vitin famëkeq 1997.

Ai u arrestua në vitin 1997 së bashku me vëllait e tij, të akuzuar për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë, ndërkohë që një vit më pas ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa i vëllai me 11 vite burg.

Çerma u lirua me kusht në vitin 2012 nga gjykata e Lezhës, në rrethana ende të paqarta.

JOQ Albania

Loading...