Autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një rrjet prostitucioni në Selanik, të drejtuar nga një 29-vjeçare me origjinë shqiptare.
Siç shkruan CNN Grek, shqiptarja me nofkën “gruaja e liderit” ose “udhëheqësja”, koordinonte gratë dhe vajzat që shfrytëzonte për prostitucion.
Shqiptarja kishte përshtatur disa ambiente në Selanik për të ushtruar prostitucionin.
Ndërsa mësohet se i keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i kërcënuar se do çonte në polici (emigrantet që qendronin në mënyrë ilegale në Greqi).
Gjithashtu 29-vjeçarja shqiptare keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i ofenduar dhe shumë herë duke i kërcënuar se do u sillte burra të fortë për t’i rrahur, nëse nuk i bindeshin
Loading...