Shkeli orën policore, oficerët e detyrojnë burrin të bëjë 300 pompa, të nesërmen ndërroi jetë

Një burrë nga Filipinet për të cilin është konstatuar se kishte shkelur masat e karantinimit, ka ndërruar jetë pasi që policia e kishte dënuar duke e detyruar të bëjë 300 pompa, ka bërë të ditur familja e tij, shkruan BBC.

Darena Manaoga Penaredonda pretendohet se ishte ndalur nga policia derisa të enjten po blinte ujë pas orës 18:00 në provincën Cavite. Por ai të nesërmen është rrëzuar dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Rajoni Cavite në ishullin Luzon, aktualisht gjendet në masa të rrepta të bllokimit total për të zvogëluar numrin e rasteve të reja me coronavirus.

Marlo Solero, shef i policisë në Trias City, ka thënë se nuk ka dënim fizik për ata që konstatohet se nuk kanë respektuar orën policore, por vetëm dorëzim tek autoritetet kompetente.

E mediave lokale u ka thënë se nuk do të toleroj, nëse konfirmohet se po cilët kanë aplikuar një masë të tillë dënimi (fizik).
Familjari i të ndjerit Adrian Lucena, ka shkruar në Facebook se Penaredondit dhe të tjerëve që është konstatuar që nuk kanë respektuar orën policore, u është thënë që në mënyrë të sinkronizuar të bëjnë nga 100 pompa.

E nëse ata do të dështonin t’i bënin të njëjtën kohë, do të duhej ta përsërisnin serinë, apo t’i bëjnë 300. Kështu të paktën pretendon një prej personave që i mbijetoi këtij lloj dënimi.

Penaredondo ishte kthyer në shtëpi të premten rreth orës 6 të mëngjesit me dhimbje të mëdha në trup, ka njoftuar vëllai i tij. E partnerja e të ndjerit se ai ishte “torturuar”.

“Tërë ditën është munduar të ecë, por nuk ia arrinte qëllimit. Shkonte zvarrë. Aty e kuptova se diçka nuk është në rregull me të”, ka shtuar ajo.

Disa orë më vonë është rrëzuar pa vetëdije në tokë dhe prej atij momenti nuk ka marrë më frymë. Gruaja e tij kishte lutur fqinjët që ta ndihmojnë për ta “rikthyer” në jetë, por e kotë ishte.

Në anën tjetër, Oni Ferer, kryetar i qyteti Trias City, ka thënë se ka urdhëruar shefin e policisë të kryej një hetim të detajuar. E dënimin e ka përshkruar si “keqtrajtim”.

Loading...