Shkelma kokës, momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjeve në xhaminë e rrugës së Kavajës

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara duket momenti i kapjes së autorit 44 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.
Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Loading...