Por me të shkelur në tokën mëmë, pas muajsh të tërë në misionin paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Shkëlqimi ka vrapuar të takojë njeriun më të shtrenjtë, nënën e tij, e cila është përlotur sapo ka parë djalin e saj të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka publikuar videon prekëse të këtij takimi nënë e bir, moment rrënqethës jo vetëm për Forcat tona të Armatosura por në sytë e kujtdo që ka përjetuar një mall të tillë.
“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni,” shprehet ministrja Xhaçka.
Kontingjenti shqiptar nga batalioni i dytë i këmbësorisë shërben në Herat, Afganistan, në kuadër të misionit Resolute Support.
Forcat e Armatosura nisën operacionin e NATO “Resolute Support Mission” në Afganistan, për herë të parë në dhjetor të vitit 2016. /atsh