Shkelzen Jetishi shoqërohet në polici, shkeli rregullat e karantinës

Këngëtari i njohur kosovar Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

“Dje është hapë rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hap rast dhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin se e ka respektuar urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.

Loading...