Shkencëtarët zbuluan ko.kainë brenda karkalecave të freskët të lumenjve gjatë një studimi të kryer.
Kërkues në kolegjin King, në Londër, në bashkëpunim me universitetin e Suffolk-ut, testuan 15 vende të ndryshme përtej Suffolk-ut.
Në raport thuhet se është gjendur kokainë në të gjitha provat. Janë gjendur gjithashtu dro.gera të tjera të paligjshme si ketamina.
Për kërkuesit ishte një “surprizë” ky zbulim.
Profesor Nic Bury nga universiteti i Suffolk-ut, tha se: “Qoftë prezenca e kokainës në gjallesat ujore është një çështje për këtë universitet, ose një ngjarje më e përhapur në Britaninë e madhe dhe më tej, priten kërkime të mëtejshme”.
Kërkuesit gjithashtu shtuan se përveç drogës, ndodheshin gjithashtu pesticide dhe produkte farmaceutike brenda karkalecave që ata kishin mbledhur.