Shkencetaret zbuluan një fenomen te ri sizmik i cili eshtë pagëzuar me ermin Stormquakes, pra tërmet që lind nga ciklonet dhe siç e sugjeron edhe emërtimi, nuk e ka origjinën nga thellësia e tokës, por nga atmosfera.
Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për lëkundje të fundit të oqeaneve, që provokohen nga stuhi shumë të forta që prekin zakonisht brigjet e kontinenteve.
Zbulimi i tyre është bërë rastësisht nga shkencëtarët amerikanë të universitetit të Floridas, zonë që preket nga stuhitë dhe ciklonet, të cilët po zhvillonin një metodë të re për studimin e tërmeteve me frekuencë të ulët.
Ata kanë dalluar një grup lëkundjesh sizmike të çuditshme, stinore me karakteristika të ndryshme nga ato të zakonshmet.
Sipas shkencëtarëve, uragane të fuqishme mund të gjenerojnë valë sizmike në dyshemenë detare, mjaftueshëm energjike sa të shkaktojnë një tërmet me intensitet deri në 3.5 të shkallës Rihter.
Shkencëtarët kanë analizuar të gjitha matjet e viteve të fundit në SHBA me sizmometra të shpërndarë kudo dhe është dalluar se në brigjet jugperëndimore amerikane janë verifikuar rreth 14 mijë stormquakes (tërmete stuhish) nga 2006-2014.