Shkencëtari i njohur Gordon Gallup, një psikolog që studion evolucionin, thotë se në vitet 1920 është tentuar një përzierje e njeriut me shimpanzetë, por krijesa është vrarë nga doktorët të cilët i zuri paniku.
Gallup njihet për testin e famshëm të pasqyrës, që vërtetoi se gjitarët e parë, si majmunët, kishin aftësinë ta njihnin pasqyrimin e tyre, ndryshe nga kafshë të tjera.
Tani ai thotë se ish profesori i tij i universitetit i kishte treguar se shkencëtarët kishin arritur të krijonin lindjen e një shimpanzeje të përzier me njeriun, në Florida të SHBA-ve, në fillim të shekullit të shkuar.
“Ata ngjizën një shimpanze femër me spermën njerëzore, dhe shtatzënia jo vetë që u krye, por pati dhe lindje normale. Megjithatë, për shkak të kundërshtive morale dhe etike që hasën, foshnja u vra”, thotë doktori.
Një shimpanze e quajtur Oliver mori famë në vitet 1970 për shkak të ngjashmërisë me njeriun.
Një shimpanze e quajtur Oliver mori famë në vitet 1970 për shkak të ngjashmërisë me njeriun.
ADN-ja e shimpanzeve është 99% e ngjashme me njeriu, ndaj nga të gjitha kafshët, janë më të mundshmet për shtatzëni midis specieve. Kjo ka ngacmuar shpesh fantazinë e artistëve, siç shihet në këtë foto.
Por shkencëtarët mendojnë se një hibrid majmun-njeri është shkencërisht e arritshme.
Oliveri i viteve 1970 ngjalli debate të shumta mes shkencëtarëve, për shkak të tipareve shumë të ngjashme me njeriun. Shumë deklaruan se ishte i përzier. Ai madje ecte me dy këmbë.
Sipas Gallup, njerëzit mund të krijojnë shtatzëni me gorilla dhe orangutangë. Ai madje thotë se kjo është arritur në vitet 1920, por mjekët e trembur e vranë foshnjen hibride.
Shkencëtari rus Ilia Ivanov u përpoq disa herë ta kryente një përzierje të tillë, por dështoi.
Në universitetin e Atlantas, SHBA, majmunët vazhdojnë të studiohen me imtësi, për të zbuluar më shumë rreth inteligjencës së tyre.
Lana, një shimpanze 2 vjeçe e gjysmë, në vitet 1970 mësoi të kriojë fjali nga simbole që iu vendosën gjatë një eksperimenti.Top Channel