Shkëputet kabina e teleferikut, vdesin 4 persona, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në provincën Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se një kabinë në teleferikun Stresa-Mottarone u shkëput në pikën më të lartë të saj, dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë. Mediat theksojnë se në gjendje të rëndë janë 2 fëmijët.
Mësohet se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes autoritetet përkatëse dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të këputjes së një kavos.

Loading...